Aktualitet

Përplasen dy makina në Durrës, tre të rinj përfundojnë në spital

Ata janë dërguar në spital ku mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

12 Tetor 2022, 08:31 Nga F.M
Përplasen dy makina në Durrës, tre të rinj
Foto Ilustruese

DURRËS- Tre persona kanë përfunduar në spital pasi kanë mbetur të plagosur në një aksident automobilistik. Mësohet se këtë mëngjes, janë përplasur dy makinë në qytetin bregdetar të Durrësit.

Dy shoferët dhe një person i tretë që udhëtonte në një prej makinave janë plagpsur si pasojë e përplasjes. Ata janë dërguar në spital ku mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Në orët e para të mëngjesit në lagjen nr.13 Durrës, një automjet me drejtues shtetasin M. Q., 25 vjeç, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin F. S., 29 vjeç. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesët e automjeteve dhe pasagjerja shtetësia V. B., 23 vjeçe, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

aksident ne durres

Sondazh

Poll