Aktualitet

13 mijë hektarë tokë shtetërore në bregdet, si iu hoq statusi "Zonë e Mbrojtur"

Rreth 13 mijë hektarë tokë që ndodhen buzë brigjeve të Jonit dhe Adritiakut, iu hoq statusi që i mbronte nga ndërhyrjet, duke i kthyer në zona të lira për ndërtime.

11 Tetor 2022, 22:00 Nga k.m.
13 mijë hektarë tokë shtetërore në bregdet, si iu hoq
Foto ilustruese

Ndërsa është shtuar sipërfaqja e zonave të mbrojtura në brendësi të vendit, sipërfaqja e vijës bregdetare ka pësuar një rrudhje drastike. E thënë më qartë, rreth 13 mijë hektarë tokë që ndodhen buzë brigjeve të Jonit dhe Adritiakut, iu hoq statusi që i mbronte nga ndërhyrjet, duke i kthyer në zona të lira për ndërtime.

I gjithë procesi i rishikimit të kufijve të zonave të mbrojtura ka sjellë një rritje në total të sipërfaqes në 21.3%, por në vijën bregdetare kemi humbur rreth 13% të sipërfaqes.

Në brezin bregdetar shtrihen një numër i lartë i zonave të mbrojtura me një sipërfaqe totale prej rreth 120 mijë hektarësh ose 23.6% të gjithë sipërfaqes së rrjetit të zonave të mbrojtura në Shqipëri.

Të njohura për veçoritë e jashtëzakonshme për florën dhe faunën, një pjesë e tyre ekosisteme ligatinore të egra, të mbrojtura dhe të njohura ndërkombëtarisht si zona Ramsar dhe Emerald, u është vënë “sopata”, pa respektuar mbrojtjen që gëzojnë./TopChannel

zone e mbrojtur inside story

Sondazh

Poll