Aktualitet

Historia e ‘Vendit të mirë’ në Lushnje/ Gazetarja: Gruaja bisedonte me shpirtin e vëllait të vdekur, zgjidhte hallet pa lekë

Ndërkohë që gazetarja që është infiltruar brenda këtij 'vendi të mirë', Ema Shazivari ka deklaruar se qytetarët prisnin në radhë që në 5 të mëngjesit, pasi vërtet besonin se Mira mund të bënte mrekulli.

11 Tetor 2022, 22:19 Nga I.A
Historia e ‘Vendit të mirë’ në Lushnje/ Gazetarja:
Vendi i Mire

LUSHNJE- Një vend bestytnie në Lushnje është bërë temë bisede ditët e fundit në media. Kjo pasi në këtë 'vend të mirë' që drejtohet nga Mira, një grua që bisedon me shpirtin e vëllait të saj të vdekur. Emisioni "Shqipëria Live" ka ndjekur nga afer se si burra, gra apo fëmijë kanë marre rrugën drejtë Karbunarës së Lushnjes me shpresën se Mira, gruaja që komunikon me shpirtin e vëllait të vdekuri do i japë zgjidhe problemeve të tyre.

Ndërkohë që gazetarja që është infiltruar brenda këtij 'vendi të mirë', Ema Shazivari ka deklaruar se qytetarët prisnin në radhë që në 5 të mëngjesit, pasi vërtet besonin se Mira mund të bënte mrekulli. Po ashtu gazetarja Shazivari ka treguar disa nga histritë që i kanë treguar banorët e zonës për të mirat që ka bërë Mira.  

Pjesë nga intervista:

Rusi: Si kryhej procedura e shërimit apo ndërlidhjes?

SHazivari: Në fakt, aty ishin 20 persona në një dhomë. Problemet i tregonin të gjithë. Ishin 5 persona në fillim që thoshin problemet e tyre dhe preknin varrin. Kishte momente, dy studente pa i pyetur u tha se kush ka fituar këtë degë dhe kush këtë. Ajo nuk merrte para, ndryshe si bëjnë të tjerët. Unë nuk kam lënë asnjë lek. Njerëzit shkonin aty dhe gjenin shpëtim. Për atë çfarë më rrëfyen mua ishin ‘raste mrekullie’. Një zonjë kishte vajzën 1 muaj e gjysmë dhe po vdiste, ka shkuar tek ai varri dhe ka shpëtuar dhe nuk është sëmurë më.

Rusi: Varri i kujt është?

Shazivari: I zonjës aty, zonjës që flet me shpirtin. Ti merr sheqer në fillim dhe një zonjë të jep një numër për të pritur në radhë. Mira është ajo që flet me vëllain e vdekur.

Rusi: Sa kohë kishte se merrej me këtë?

Shazivari: Ka shumë vite

Rusi: Si ka mbetur ky varr brenda në shtëpi?

SHazivari: Shpirti i dilte në ëndërr zonjës dhe i ka thënë që do bënte një vend ku njerëzit të shkonin aty për të ndodhur gjëra të mira. Kjo ishte një ëndërr e vazhduar.

Po ashtu Shazivari shtoi se kur femrat ishin me menstruacione nuk lejoheshin që të hynin aty.

“Unë isha në ato ditët e mia dhe më thotë një zonjë a je me menstruacione? Në ato momente Mira e ndjen, i dridhet trupi. Kur nuk ja kanë thënë vajzat, ajo e ka ndjerë dhe i ka përzënë. Nuk pranon as personat me alkool dhe që pinë duhan. Mua më përzuri, pashë që jam e pastër dhe më la të hyja”, përfundoi ajo.

 

ema shazivari vendi i mire ne lushnje

Sondazh

Poll