Aktualitet

Aksident i trefishtë në Vlorë, shoferët përplasen fizikisht pas ngjarjes. Ndërhyn Policia

Përplasja e trefishtë ka ndodhur në rrugën Gjergj Arianiti, por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar në njerëz.

11 Tetor 2022, 22:29 Nga k.m.
Aksident i trefishtë në Vlorë, shoferët përplasen
Pamje nga vendi i ngjarjes

VLORË- Një aksident i trefishtë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Vlorë. Përplasja e trefishtë ka ndodhur në rrugën Gjergj Arianiti, por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar në njerëz.

Megjithatë nuk ka kaluar pa telashe pasi, me të dalë shëndoshë e mirë nga mjeti, drejtuesi janë përplasur fizikisht me njëri-tjetrin. Menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbërritur Policia e Shtetit, por deri më tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen.

 

vlore aksident ne vlore

Sondazh

Poll