Aktualitet

Butrinti me koncesion, Auron Tare: Qeveria s’e ndaloi cënimin e një zone të mbrojtur

Auron Tare deklaroi se krenaria shqiptare s'duhet ta lejonte menaxhimin e një qendre si Butrinti nga një fondacion i huaj.

11 Tetor 2022, 22:54 Nga k.m.
Butrinti me koncesion, Auron Tare: Qeveria s’e ndaloi cënimin e
Auron Tare

TIRANË- Historiani Auron Tare komentoi dhënien e Parkut Kombëtar të Butrintit me koncesion. Sonte, i ftuar në emisionin 'A Shoë' me Adi Krastën në Syri Tv, Auron Tare deklaroi se krenaria shqiptare s'duhet ta lejonte menaxhimin e një qendre si Butrinti nga një fondacion i huaj.

Ndër të tjera në fjalën e tij, gjatë emisionit, Auron Tare theksoi se kemi mjaft njerëz të aftë për të menaxhuar Butrintin ndërsa theksoi se qeveria nuk e ka ndaluar cënimin e zonave të mbrojtura.

"Butrinti, një histori suksesi për Shqipërinë, do të ishte krenari për Shqipërinë ta bënte Butrintit edhe më të suksesshëm duke e menaxhuar vetë në një tavolinë të ulur me shumë partnerë. Ky është thelbi që kam shpalosur shpeshherë. S'kemi pse ta japim për interesa të caktuara të disa personave. Fakti që një zonë e mirë s'ka më mbrojtje, tregon këtë në pamje që shohim. Një biznesmen tjetër mund të dalë për të bërë një fshat tjetër turistik. E patë për leksionet e Hodges. Nuk është anti-shqiptar, por pjesë e shkollës britanike, jemi përplasur për disa koncepte, kam punuar shumë herët më të. Nëse i jep menaxhimin këtyre personazheve, edhe riinterpretimin historik, kemi një problem të madh, për fëmijët dhe brezat që do vijnë,"-tha Tare.

Ministria e Kulturës dhe Fondacioni Shqiptaro Amerikan (AADF) themeluan Fondacionin për menaxhimin e parkut kombëtar të Butrintit, një akord që ka afat 10-vjeçar dhe me të drejtë rinovimi. Fondacionit i kalon e drejta e shfrytëzimit dhe përdorimit, por jo pronësia. 

auron tare parku i butrintit

Sondazh

Poll