Aktualitet

Kapet në Athinë një shqiptar i shpallur në kërkim, anëtar i bandës së “Esko-s”

Siç bëjnë të ditur autoritetet greke ndaj tij kishte një urdhër arresti për pjesëmarrje në grup kriminal dhe për kryerje të grabitjeve me armë dhe shpërndarjes së drogës.

11 Tetor 2022, 14:39 Nga e.k
Kapet në Athinë një shqiptar i shpallur në kërkim,
Foto ilustruese

GREQI- Një 31-vjeçar shqiptar i shumëkërkuar nga drejtësia është kapur në Athinë mesditën e djeshme nga Policia greke.

Siç bëjnë të ditur autoritetet greke ndaj tij kishte një urdhër arresti për pjesëmarrje në grup kriminal dhe për kryerje të grabitjeve me armë dhe shpërndarjes së drogës.

Rezulton se grupi i të cilit ishte pjesëtar i riu shqiptar është i njëjti grup i drejtuar nga bosi shqiptar i krimit Esmin Ferhati i quajtur ndryshe si “Esko”.

greqi policia greke

Sondazh

Poll