Aktualitet

Sherri fizik mes burrit dhe gruas në Durrës, pallati i palegalizuar bëhet 'mollë sherri'

Konflikti e ka origjinën 12 vite më parë nga shitja e truallit, në të cilin është ndërtuar pallati ku jetojnë çifti i të moshuarve.

11 Tetor 2022, 13:30 Nga A.B
Sherri fizik mes burrit dhe gruas në Durrës, pallati i palegalizuar
Vendi i ngjarjes

DURRËS- Sherri fizik mes bashkëshortëve në Durrës, e ka zanafillën 12 vite më parë. Ditën e djeshme, Dosja.al raportoi e para për sherrin mes Nasije Stafa dhe Ahmet Stafa. Çifti u konflikua fizikisht, duke bërë që policia të ndërhyjë dhe të kryejë arrestimin e burrit, i cili do të procedohet për “Dhunë në familje”.

Ngjarja e cila ndodhi gjatë orëve të paraditës në lagjen nr. 11, të Durrësit nisi pas debatit verbal për pronat e tyre. Bashkëshorti, 78-vjeçar i paralizuar, ka qëlluar disa herë të shoqen e tij Nasije Stafën 74-vjeçe. Ai e ka qëlluar me patericë, duke i shkaktuar dëmtime në kurriz, krahë dhe qafë. Në kushtet e vetëmbrojtjes Nasije Stafa ka rrëmbyer objektin e parë që ka gjetur, një shishe qelqi, duke e qëlluar bashkëshortin e saj.

Burri është arrestuar ndërsa gruaja ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Durrës, ku është duke u trajtuar që prej ditës së djeshme për gjendjen e saj shëndetësore e cila ende nuk paraqitet e stabilizuar.

SI KA NISUR KONFLIKTI?

Konflikti e ka origjinën 12 vite më parë nga shitja e truallit, në të cilin është ndërtuar pallati ku jetojnë çifti i të moshuarve. Nasije Stafa ka rënë dakord me ndërtuesin e pallatit se trualli në të cilin të moshuarit kishin një banesë private, të shfrytëzohej për t’u ndërtuar një pallat, me marrëveshjen se në fund të ndërtimit, të moshuarve do t’u jepeshin dy hyrje.

Pas ndërtimit të pallatit, ndërtuesi nuk i është përmbajtur marrëveshjes dhe u ka dhënë vetëm një hyrje, ndërkohë që pallati nuk është legalizuar ende. Kjo ka nisur të shkaktojë debatet e para në familjen Stafa. Ndërkohë që sipas fqinjëve, Nasije Stafa është përpjekur që t’i sigurojë apartamente fëmijëve të saj, prandaj edhe ka bërë këtë marrëveshje më herët.

Me vdekjen e ndërtuesit, pallati mbeti pa u legalizuar dhe më pas kjo procedurë i kaloi bashkëshortes së tij për të cilën banorët deklarojnë se nuk e kanë takuar prej vitesh. Nasije Stafa, tre vite më parë ka shitur ambientin në katin përdhes të pallatit ndaj një pale tjetër. Një muaj më parë, blerësi i katit të parë ka nisur punimet, ndërkohë që Ahmet Stafa i ka kërkuar të ndalojë punimet duke mos e lejuar.

Kjo ka sjellë debate në familjen Stafa pasi Ahmet Stafa akuzonte bashkëshorten e tij, për marrjen e vendimeve në mënyrë të nxituar, ndërkohë që kjo e fundit mbrohej duke thënë se e kishte bërë këtë gjë për t’u siguruar fëmijëve nga një pronë.

gruaja plagos burrin ne durres durres ahmet safa asije sytafa

Sondazh

Poll