Aktualitet

U kap duke luajtur lloto dhe u shoqërua në Komisariat, familjarët akuzojnë Policinë: E kanë dhunuar! Ai vuan nga epilepsia

Ka qenë gjyshi i të miturit i identifikuar me inicalet B.B 72 vjeç që pasi ka marrë vesh shoqërimin e nipit ka bërë kallzim në Polici ku ka denoncuar një 22-vjeçar të identifikuar me inicialet K.C pasi sipas tij ka qenë ai që i ka përfshirë nipin në veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit.

11 Tetor 2022, 13:11 Nga e.k
U kap duke luajtur lloto dhe u shoqërua në Komisariat, familjarët
Foto ilustruese

CËRRIK- Një ngjarje e rëndë dyshohet të ketë ndodhur në Komisariatin e Cërrikut. Famljarët e një të mituri kanë akuzuar Policinë se pas shoqërimit në Polici tw tij e kanë dhunuar. Ata bëjnë me dije se i mituri identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur vuan nga epilepsia. 

Ka qenë nëna e të miturit ajo që ka parë mavijosjet në trupin e të birit. Ata dyshojnë se pas dhunës së ushtruar në Komisariatin e Cërrikut ai është dërguar në Elbasan.

Ka qenë gjyshi i të miturit i identifikuar me inicalet B.B 72 vjeç që pasi ka marrë vesh shoqërimin e nipit ka bërë kallzim në Polici ku ka denoncuar një 22-vjeçar të identifikuar me inicialet K.C pasi sipas tij ka qenë ai që i ka përfshirë nipin në veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin K. C., 21 vjeç, banues në Cërrik, pasi ka kallëzuar shtetasi B. B., 72 vjeç, se shtetasi K. C. i ka mashtruar nipin e mitur për ta përfshirë në veprimtari të kundërligjshme të lojërave të fatit.

Vijon puna për verifikimin e plotë të kallëzimit të shtetasit B. B.

cerrik policia e cerrikut

Sondazh

Poll