Aktualitet

Protesta në Elbasan/ Protestuesja: Nuk mban më ujë pilafi! Ministret vishen me xhaketa 3000 euro

Ajo nuk la pa "thumbuar" dhe ministret për të cilat tha se vishen me rroba nga 3000 euro.

11 Tetor 2022, 12:48 Nga e.k
Protesta në Elbasan/ Protestuesja: Nuk mban më ujë pilafi!
Qytetarja duke folur në protestën e opozitës në Elbasan

ELBASAN- Një qytetare nga Elbasani e pranishme në protestën e opozitës u shpreh se jetesa është bërë shumë e vështirë. Ajo nuk la pa "thumbuar" dhe ministret për të cilat tha se vishen me rroba nga 3000 euro.

"Po kur thotë ajo zonja: lani rrobat me 30 gradë. Po zonja i hedh se nuk blen rroba, i blen të shtrenjta 3000 euro një xhaketë kurse ne nuk blejmë dot një pale mbathje. Është bërë shumë e vështirë. Nuk mban më ujë pilafi. Boll më me këtë! Nuk e durojmë dot më!" tha qytetarja.

 

protesta e opozites se bashkuar

Sondazh

Poll