Sport

Mallorca, stërvitja kurioze e skuadrës spanjolle, të qeshura në fushë. Vëmendjen e merr Muriqi: "Na e shpjego të lutem"

Stërvitje e veçantë plot buzëqeshje për lojtarët e Mallorca-s, skuadra në të cilën luan Vedat Muriqi dhe që aktualisht është në vendin e 12-të në La Liga.

10 Tetor 2022, 17:15 Nga DOSJA

Mallorca, stërvitja kurioze e skuadrës spanjolle, të qeshura

SPANJË- Stërvitje e veçantë plot buzëqeshje për lojtarët e Mallorca-s, skuadra në të cilën luan Vedat Muriqi dhe që aktualisht është në vendin e 12-të në La Liga. Klubi spanjoll dhe trajneri, Javier Aguirre, në fakt kanë organizuar një stërvitje për të synuar gjuajtje me objektiva të ndryshëm nga zakonisht.

Në fakt, lojtarët duhej të synonin bashkëlojtarët e tyre, të rreshtoheshin në portë, të ktheheshin dhe të përkuleshin përpara. Shumë të qeshura në fushë, me të gjithë lojtarët që e shijuan këtë lojë të veçantë. Ndërkohë në faqen zyrtare të klubit, në një video të postuar shihet sesi sulmuesi bën disa lëvizje, kurse administratori i faqës zyrtare të klubit spanjoll, shkruan: “Sigurisht, mund ta shpjegoni këtë…”.

E.Ç (Dosja.al)

muriqi la liga spanje

Sondazh

Poll