Sport

Si ndalet Haaland? Nesta jep recetën e një eksperti: "Po i le shumë hapësirë ​ je i vdekur, por..." (VIDEO)

Numrat fantashkencë, ato të Erling Haaland në sezonin e tij të parë me fanellën e Manchester Cityt, përballë atyre që thoshin se norvegjezi do ta kishte pasur të vështirë të ambjentohej në futbollin anglez.

10 Tetor 2022, 17:31 Nga DOSJA

Si ndalet Haaland? Nesta jep recetën e një eksperti: "Po i le

ANGLI- 15 gola në 9 javët e para të Premier League. 5 në 3 të parat e Champions League. Gjithsej 20 realizime në vetëm 12 ndeshje të luajtura. Numrat fantashkencë, ato të Erling Haaland në sezonin e tij të parë me fanellën e Manchester Cityt, përballë atyre që thoshin se norvegjezi do ta kishte pasur të vështirë të ambjentohej në futbollin anglez.

Për momentin askush nuk duket se mund ta ndalojë ish-sulmuesin e Borussia Dortmundit, aq sa disa tifozë po mbledhin edhe firma për ta përjashtuar nga kampionati. Por ndoshta ka një mënyrë për ta kufizuar atë dhe kush mund ta shpjegojë më mirë se një mbrojtës i madh i së kaluarës si Alessandro Nesta.

Në një intervistë për Copa 90, ish-mbrojtësi i Lazios dhe Milanit u pyet nëse në kulmin e formës së tij fizike do të ishte në gjendje të ndalonte sulmuesin norvegjez. Pa u menduar shumë, Nesta u përgjigj: “Mund ta kisha ndaluar, po”, duke i kujtuar intervistuesit se në të kaluarën i duhej të merrej me sulmuesit më të mirë të planetit: “Kam luajtur kundër Ronaldos, brazilianit. Haaland është shumë i fortë, por tjetri ishte diçka ndryshe. Kam luajtur kundër Messit, kundër Cristianos, por Ronaldo braziliani ishte ndryshe për mua”.

Në atë moment Nesta pyetet se çfarë do ta këshillonte një mbrojtës që ka detyrën e vështirë të ndalojë Haaland dhe ish-mbrojtësi me një gjest shumë italian, shpjegon trukun për të përmbajtur fuqinë e qendërsulmuesit të Cityt: “Unë do të përpiqesha t'i qëndroja shumë pranë, atëherë do ta bllokoja kur të përpiqej të largohej”, shpjegon ai duke bërë një gjest me krahët e kryqëzuar, duke treguar se si do t'i pozicionohej në shpinë kundërshtarit. Më pas ai e bën të qartë arsyen e bllokimit: “Sepse po të kesh shumë hapësirë ​​... je i vdekur”, përfundon ai. A do të ndjekë dikush këshillën e një prej mbrojtësve më të fortë në histori?

E.Ç (Dosja.al)

nesta milan haaland

Sondazh

Poll