Sport

Euro 2024/ Në Poloni i frikësohen Shqipërisë, zbulohet çfarë shkruan media më e madhe

Shqipëria njeh kundërshtarët që do të ketë përballë në rrugën drejt Euro2024, që do të luhet në Gjermani.

10 Tetor 2022, 16:53 Nga DOSJA

Euro 2024/ Në Poloni i frikësohen Shqipërisë, zbulohet

SHQIPËRI- Shqipëria njeh kundërshtarët që do të ketë përballë në rrugën drejt Euro2024, që do të luhet në Gjermani. Polonia, Çekia, Ishujt Faroe dhe Moldavia janë kundërshtarët me të cilët kuqezinjtë do të luajnë për të zënë një nga dy vendet e para për edicionin e ardhshëm të kampionatit Europian.

Polonia vjen si kundërshtari më i fortë në këtë grup, pa harruar edhe Republikën Ceke, kundërshtar që Shqipëria është përballur vetëm një herë në atë miqësore të luajtur vitin e kaluar. Por le të ndalemi se cfarë kanë pasqyruar portalet dhe mediat më të rëndësishme.

Presidenti i Federatës së Polonisë, Cezary Kulesa do të shpaloste menjëherë objektivin: “Duam vendin e parë”. TVP Sport në një artikull shkruan se në Shqipëri e kanë marrë me eufori këtë grup, në titullin e publikuar shkruhet: “Është e vështirë të gjesh një grup të lehtë", gjithmonë sipas gazetës polake.

E.Ç (Dosja.al)

shqiperia euro 2024 polonia

Sondazh

Poll