Aktualitet

Drogën e fshehnin në pyll dhe e shpërndanin në Francë, dënohen me 8 muaj burg 2 të rinjtë shqiptarë

Hetuesit arritën të gjenin se ku 2 shqiptarët fshihnin drogën që shisnin.

10 Tetor 2022, 18:59 Nga A.B
Drogën e fshehnin në pyll dhe e shpërndanin në Francë,
Policia

FRANCË- Dy shqiptarë në Francë, njëri 25-vjeç dhe tjetri 30-vjeç, janë dënuar me me tetë muaj burg pas hetimeve ku rezultoi se shpërndanin kokainë dhe heroinën në komunat e Poisy, Chavanod, Epagny dhe Pringy. 

Dy shqiptarët ishin vënë në hetim që nga muaji shtator pasi ishin nën vëzhgimin e disa pikave të caktuara ku ata kryenin tregtinë e paligjshme. Hetuesit arritën të gjenin se ku 2 shqiptarët fshihnin drogën që shisnin. Si rezultat 33 thasë me heroinë dhe 11 me kokainë u gjetën në pyllin në Argonay, falë një ekipi me qenë.

Shqiptarët u arrestuan në një hotel ku po qëndronin dhe ku u gjetën 600 euro, si dhe pajisje që ata i përdornin për peshimin dhe paketimin e drogës.

arrestohen dy shqiptare ne france

Sondazh

Poll