Aktualitet

Bulqizë/ Shpërthyen minat, aksident në minierë, humb jetën një 52-vjeçar (EMRI)

Policia ka nisur hetimet lidhur me rastin për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

10 Tetor 2022, 18:48 Nga k.m.
Bulqizë/ Shpërthyen minat, aksident në minierë, humb
Foto ilustruese

BULQIZË- Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në një nga galeritë e Bulqizës. Deri më tani është bërë me dije se sipas Policisë së Bulqizës, aksidenti ka ndodhur në Zonën e Parë ku 52-vjeçari, i identifikuar si Kujtim Lili, i cili punonte si zjarrmëtar ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit të lëndës plasëse. Policia dhe grupi hetimor ka nisur hetimet lidhur me rastin për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Bulqizë/ informacion paraprak

Në një subjekt minerar në Bulqizë, dyshohet se gjatë punës, është aksidentuar shtetasi K.L., 52 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Ky është aksidenti i katërt me pasojë vdekjen në miniera gjatë këtij viti. Dy viktima u regjistruan në mars në një galeri në Tropojë, ndërsa një rast tjetër u shënua po në Bulqizë në korrik të këtij viti. Rasti i sotëm, galeritë e nxjerrjes së kromit mbeten ndër vendet më të pasigurta të punës në Shqipëri.



vdes minatori ne bulqize bulqize kujtim lili

Sondazh

Poll