Aktualitet

Shkak pazaret e drogës/ Kreu vrasjen e dyfishtë në Zvicër, shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm

Gjykata e Lartë Federale dënoi me burgim të përjetshëm 46-vjeçarin shqiptar, i cili së bashku me një bashkëkombas, hynë në një lokal në Bazel, dhe qëlluan në drejtim të tre shqiptarëve të tjerë.

10 Tetor 2022, 17:54 Nga A.B
Shkak pazaret e drogës/ Kreu vrasjen e dyfishtë në Zvicër,
Policia

ZVICËR- Një shqiptar është dënuar me burgim të përjetshëm në lidhje me një ngjarje të pesë viteve më parë, ku një shtetas mbeti i plagosur ndërsa dy të tjerë humbën jetën. Gjykata e Lartë Federale dënoi me burgim të përjetshëm 46-vjeçarin shqiptar, i cili së bashku me një bashkëkombas, hynë në një lokal në Bazel, dhe qëlluan në drejtim të tre shqiptarëve të tjerë.

Të tre objektivat u qëlluan, por një prej tyre i mbijetoi sulmit. Një prej tyre edhe pse i plagosur iu afrua autorit dhe për pasojë u qëllua prej tij në ballë, gjë që i shkaktoi edhe vdekjen e menjëhershme. Viktima e dytë humbi jetën në spital pasi nuk mundi ti mbijetonte plagëve.

Ende nuk dihen arsyet e autorëve për të kryer këtë sulm. Megjithatë organet e drejtësisë zvicerane mendojnë se shkak për ngjarjen janë bërë prishjet në pazaret e drogës./ Burimi: Watson.ch

arrestohet shqiptari ne zvicer

Sondazh

Poll