Aktualitet

Aksident në Tiranë, kamioni përplas makinën, lëndohet drejtuesi i mjetit

Mësohet se një mjet tip kamion është përplasur me një autoveturë.

10 Tetor 2022, 16:31 Nga I.A
Aksident në Tiranë, kamioni përplas makinën, lëndohet
Foto Ilustruese

TIRANË- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Fushë Prezë të Tiranës. Mësohet se një mjet tip kamion është përplasur me një autoveturë. Nga aksidenti është lënduar drejtuesi i autoveturës, i cili po transportohet në spital për ndihmë mjekësore.  

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak Më datë 10.10.2022, në Fushë Prezë, një mjet tip kamion është përplasur me një autoveturë. Si pasojë drejtuesi i autoveturës është dëmtuar dhe po transportohet në spital për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

aksident ne tirane

Sondazh

Poll