Aktualitet

Aksident në aksin rrugor Elbasan-Belsh, 'Benz' përplas motoçikletën, një person i lënduar

32-vjeçarja me inicialet V.K është dërguar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e duhur mjekësore. 

10 Tetor 2022, 17:06 Nga A.B
Aksident në aksin rrugor Elbasan-Belsh, 'Benz' përplas
Foto ilustruese

ELBASAN- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Belsh. Mjeti tip 'Benz' ka përplasur një motoçikletë, e cila drejtohej nga një grua. Kjo e fundit ka mbetur e plagosur. 32-vjeçarja me inicialet V.K është dërguar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e duhur mjekësore. 

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në aksin rrugor Elbasan-Belsh, në fshatin “Kajan”, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin M.K. 28 vjeç, banues në Belsh, është përplasur me një motoçikletë me drejtues shtetasin  B. K. 73 vjeç. Si pasojë është dëmtuar pasagjerja në motoçikletë, shtetasja V. K. 32 vjeçe, e cila është transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje  dhe po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.

aksident ne elbasan-belsh aksident

Sondazh

Poll