Politike

PD drejt 'bashkimit' për zgjedhje/ Flamur Noka optimist: Reflektuan! I falenderoj, tani të tërheqin padinë

Në fjalën e tij, jashtë selisë së Partisë Demokratike, Noka tha se nuk ishte kurrë vonë për reflektim, ndërsa u bëri publikisht edhe një kërkesë tjetër. Atë të padisë për drejtimin e Partisë Demokratike. 

10 Tetor 2022, 18:04 Nga k.m.
PD drejt 'bashkimit' për zgjedhje/ Flamur Noka optimist:
Flamur Noka

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka komentuar mandatimin e Gazment Bardhit për të diskutuar për daljen e opozitës me një kandidat në zgjedhjet e ardhshme lokale. Në fjalën e tij, jashtë selisë së Partisë Demokratike, Noka tha se nuk ishte kurrë vonë për reflektim, ndërsa u bëri publikisht edhe një kërkesë tjetër. Atë të padisë për drejtimin e Partisë Demokratike. 

"Të ulemi dhe të bisedojmë edhe për hartën e re që do i propozohet qeverisë. Edhe për reformën zgjedhore, edhe për zgjedhjet lokale. është një kërkesë e imja. Të enjtën i kam shkuar në tavolinë Alibeajt, ka qenë me Dhurata Çupin dhe me një këshilltar. Kisha refuzim, por duket se ka reflektuar. Koha për të reflektim nuk është kurrë vonë. I falenderoj. Tërheqja e padisë i jep sinjal demokratëve që jemi bashkë për një qëllim. Për t'u përballur me Edi Ramën dhe me regjimin e tij. Por sigurisht, ka kohë gjithmonë,"-tha Flamur Noka.

Mirëpo për kërkesën e Nokës duket se nuk do të ketë asnjë ndryshim. Të paktën kështu u shpreh në daljen e tij për mediat, Gazment Bardhi. Ky i fundit do të negociojë me Edi Palokën, por ende nuk ka një datë. 

flamur noka bashkimi i pd zgjedhjet lokale 2023

Sondazh

Poll