Politike

Bashkëpunim edhe me Metën për "Lokalet 2023"? Përgjigjet Bardhi: Fillimisht do flas me kolegët e mi në PD, pastaj...

Gazment Bardhi ka njoftuar se fillimisht do të negociojë me kolegët e tij brenda Partisë Demokratike për të dalë me një kandidat të përbashkët për zgjedhjet lokale, më pas do të shohin sesi do të veprojnë me aleatët e tjerë.

10 Tetor 2022, 16:34 Nga k.m.
Bashkëpunim edhe me Metën për "Lokalet 2023"?
Gazment Bardhi

TIRANË- Duket se diskutimet do të bëhen me radhë. Gazment Bardhi ka njoftuar se fillimisht do të negociojë me kolegët e tij brenda Partisë Demokratike për të dalë me një kandidat të përbashkët për zgjedhjet lokale, më pas do të shohin sesi do të veprojnë me aleatët e tjerë. Duke përfshirë këtu edhe kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Në fjalën e tij pas mbledhjes tek Kryesia e Kuvendit, Bardhi tha se bashkëpunimi nuk do të thotë që ai dhe kolegët e tij kanë ndryshuar qëndrim për rolin e Berishës në krye të selisë blu. 

"Bashkëpunim me Metën? Unë jam mandatuar për të folur me kolegët e mi brenda PD. Pastaj sesi do të shtrihet ky proces do të flasim edhe me kolegët e tjerë. Kemi një hall të përbashkët, se si të mundim kryeministrin Edi Rama. Unë nuk shkoj për të kërkuar diçka, besoj edhe Paloka nuk do të kërkojë gjë. Do ulemi për të parë modalitetet se si të bëhemi bashkë për të parë sesi mund të mundim Edi Ramën. Qëndrimi ynë është i sinqertë. Kemi diskutuar hapur me njëri-tjetrin. Kur jemi të dy palët e sinqerta, fitojnë demokratët. Nuk di që zoti Berisha kandidon për kryetar bashkie. Nuk e kam dëgjuar. Ne nuk zgjedhim dot kreun e Partisë Demokratike dhe nuk i hyjmë kësaj çështje,"-tha Bardhi

gazment bardhi bashkimi i pd zgjedhjet lokale 2023

Sondazh

Poll