Politike

Takimi me aleatët, kush shkoi sot tek Berisha. Rikthehet Nard Ndoka, s'mungon as Kujtim Gjuzi

Siç duket edhe nga pamjet e shpërndara nga vetë Partia Demokratike, duket se ka një rikthim të disa figurave, përfshirë edhe të atyre të legjislaturës së shkuar.

10 Tetor 2022, 17:37 Nga k.m.
Takimi me aleatët, kush shkoi sot tek Berisha. Rikthehet Nard Ndoka,
Pamje nga takimi

TIRANË- Dalin pamjet e para nga takimi i kryedemokratit Sali Berisha, i cili po zhvillon një takim në seli me partitë aleate joparlamentare. Siç duket edhe nga pamjet e shpërndara nga vetë Partia Demokratike, duket se ka një rikthim të disa figurave, përfshirë edhe të atyre të legjislaturës së shkuar.

Nuk mungoi ish-ministri i Shëndetësisë në kohën e Berishës, Nard Ndoka, por edhe aleatë që spikatën vitet e fundit, si Kujtim Gjuzi, Sali Shehu apo Adriatik Alimadhi e personazhe të tjerë. 

sali berisha berisha takohet me aleatet

Sondazh

Poll