Politike

Alibeaj pranoi bashkëpunimin, do nisin negociatat/ Berisha: Mirëpres cilindo. S'tërhiqem nga Primaret, kusht i ekzistencës

Teksa futej me nxitim në selinë blu, Berisha tha para gazetarëve se nuk kishte asnjë kusht për bashkëpunim, e nuk i ishte kërkuar asnjë i tillë nga ana e grupimit të Alibeajt. 

10 Tetor 2022, 17:01 Nga k.m.
Alibeaj pranoi bashkëpunimin, do nisin negociatat/ Berisha: Mirëpres
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon një tryezë takimi me partitë opozitare, ka komentuar për herë të parë aktin e bashkëpunimit nga Enkelejd Alibeaj. Teksa futej me nxitim në selinë blu, Berisha tha para gazetarëve se nuk kishte asnjë kusht për bashkëpunim, e nuk i ishte kërkuar asnjë i tillë nga ana e grupimit të Alibeajt. 

Por në fjalën e tij Berisha tha se nga e vetmja gjë që nuk do të hiqte dorë ishte procesi i Primareve. 

"As kam kushte dhe as nuk marr kushte. Mirëpres cilindo që të kandidojë apo të propozojë, të debatojë. Hapje e plotë dhe primare. Nuk tërhiqet kush nga primaret. Nuk e ka kërkuar njeri. Nuk mund të tërhiqem nga primaret, kush i ekzistencës. Nuk ka kërkuar njeri të tërhiqet nga primaret,"-, - është shprehur kreu i PD-së, Sali Berisha për gazetarët që ishin para selisë së PD-së.

Lajmi i bashkëpunimit u dha sot nga vetë Alibeaj pas një takimi në Kryesinë e Kuvendit. I mandatuari për të diskutuar me Berishën dhe Edi Palokën është Gazment Bardhi. 

sali berisha bashkimi i pd zgjedhjet lokale 2023

Sondazh

Poll