Aktualitet

U grabit mbrëmë në Lushnjë, gjendet në Vlorë 'Benz'-i, është në pronësi të Martino Peqinit

Mjeti, i cili iu grabit me armë nga dy persona pronarit, është pikasur sot në lagjen "Pavarësia".

10 Tetor 2022, 14:52 Nga k.m.
U grabit mbrëmë në Lushnjë, gjendet në Vlorë
Foto ilustruese

VLORË- Makina tip ‘Benz’, në pronësi të Martino Peqinit është gjetur sot në Vlorë. Mjeti, i cili iu grabit me armë nga dy persona pronarit, është pikasur sot në lagjen "Pavarësia". Edhe pse e kishin marrë me forcë nga zona e njohur si Pushimi i Shoferit në Lushnjë, grabitësit duket se nuk kishin gjetur kohë t'i ndryshonin targat duke i lënë po aty të Peqinit, AA390PO. Por mesa duket ky gabim i ka nxjerrë zbuluar.

NJOFTIMI I POLICISË:

DVP Fier / Informacion shtesë

Në vijim të punës policore, me qëllim zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në Lushnjë, ku në vendin e quajtur “Pushimi i shoferit”, u vodh me dhunë një automjet tip “Benz”, shërbimet e DVP Fier, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Vlorë, bënë të mundur lokalizimin dhe gjetjen e automjetit të vjedhur, i cili u gjet i braktisur dhe i mbyllur, në lagjen “Pavarësia 2”, Vlorë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme procedurale për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

vlore grabitje ne lushnje martino peqini

Sondazh

Poll