Aktualitet

Grabitja e mjetit në Lushnje, kallëzimin e bëri vetë pronari: Më rrahën e më nxorrën me forcë nga makina

Ai ka deklaruar se persona të paidentifikuar, i kanë marrë me dhunë, automjetin tip “Benz”, me të cilin po udhëtonte.

10 Tetor 2022, 09:05 Nga F.M
Grabitja e mjetit në Lushnje, kallëzimin e bëri vetë
Policia e Lushnjes

LUSHNJE- Policia e Lushnjes ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me grabitjen e mjetit, ngjarja e ndodhur mensatën e kaluar. Në njoftim bëhet me dije se kallëzimi është bërë nga vetë pronari i mjetit, me inicialet M.P.. Ky i fundit ka deklaruar se persona të paidentifikuar, i kanë marrë me dhunë, automjetin tip “Benz”, me të cilin po udhëtonte.

Njoftimi:

Mbrëmjen e djeshme, kallëzon shtetasi M. P., banues në Divjakë, se në vendin e quajtur “Pushimi i shoferit”, Lushnjë, persona të paidentifikuar, i kanë marrë me dhunë, automjetin tip “Benz”, me të cilin po udhëtonte.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Ngjarja ndodhi mesnatën e kaluar në vendin e quajtur ‘Pushimi i shoferit’. Mjeti ishte parkuar në zonën e njohur si “pushimi i shoferit” në Lushnje në momentin që dy persona të maskuar janë afruar. Ata kanë nxjerrë me forcë nga makina pronarin dhe më pas, kanë marrë mjetin dhe janë larguar.

grabitje ne lushnje

Sondazh

Poll