Aktualitet

Shtyhet seanca gjyqësore ndaj ish-ministrit Tahiri, shkak bëhet mungesa e avokatit të tij

Sipas të dhënave, ish-ministri i Brendshëm, përmes avokatëve të tij mbrojtës, i kërkon Gjykatës njohjen e dënimit të dhënë më datë 19 shator 2019 nga Gjykata e Shkallës së Parë. Në atë kohë, ai u dënua për shpërdorim detyre me 3 vite 4 muaj heqje lirie, por Gjykata e pezulloi dënimin dhe e konvertoi në shërbim prove.

10 Tetor 2022, 08:42 Nga e.k
Shtyhet seanca gjyqësore ndaj ish-ministrit Tahiri, shkak bëhet
Saimir Tahiri

TIRANË- Seanca ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i dënuar me 3.4 vite burg nga Gjykata e Posaçme e Apelit, është shtyrë. Shkak i shtyrjes është bërë mungesa e avokatit të Tahirit, Maksim Haxhisë, pasi sot i ka ndërruar jetë i ati.

Ish-ministri i Brendshëm, përmes avokatëve të tij mbrojtës, i kërkoi Gjykatës njohjen e dënimit të dhënë më datë 19 shator 2019 nga Gjykata e Shkallës së Parë. Në atë kohë, ai u dënua për shpërdorim detyre me 3 vite 4 muaj heqje lirie, por Gjykata e pezulloi dënimin dhe e konvertoi në shërbim prove.

Tahiri prej 8 muajsh është mbyllur në qeli, ku fillimisht për të u vendos që ta vuajë dënimin në burgun e Fierit, por për shkak të përplasjeve me drejtorin e institucionit dhe largësisë nga Tirana, ish-ministri kërkoi lëvizje. 3 muaj më parë ai u transferua në Kosovë të Lushnjës. Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, shkoi në qeli më 4 shkurt. Aktualisht, në Gjykatën e Lartë pret shqyrtimin ankimi i bërë nga ish-ministrit që kërkon pafajësi dhe nga SPAK-u, që kërkon nga 12 vjet burg për Tahirin dhe ish-shefin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela për akuzën e “Trafikut të narkotikëve” dhe “Grupit të strukturuar kriminal”.

gjykata e elbasanit saimir tahiri

Sondazh

Poll