Bota

Sulmi në urën ruse, Zelenskyy: Në Krime ka vranësira, te ne është me diell

Këshilltari i presidentit ukrainas, Mykhailo Podoliak, e përshkroi shpërthimin e urës së Krimesë si një shprehje të konfliktit midis Shërbimit Federal të Sigurisë Ruse dhe kompanive private ushtarake, si dhe Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të Rusisë.

9 Tetor 2022, 14:59 Nga I.A
Sulmi në urën ruse, Zelenskyy: Në Krime ka vranësira, te ne
Volodymyr Zelensky

UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka komentuar sulmin e djeshëm në urën që lidh Krimen me Rusinë. Në një dalje, Zelensky tha se sot ishte një ditë e mirë dhe me diell për Ukrainën, ndërkohë që mbi Krime kishte vranësira. Këshilltari i presidentit ukrainas, Mykhailo Podoliak, e përshkroi shpërthimin e urës së Krimesë si një shprehje të konfliktit midis Shërbimit Federal të Sigurisë Ruse dhe kompanive private ushtarake, si dhe Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të Rusisë.

 "Sot ishte një ditë e mirë dhe kryesisht me diell në vendin tonë. Në pjesën më të madhe të territorit ishte 20 gradë Celsius dhe me diell. Fatkeqësisht mbi Krime ishte me vranësira, por ende ngrohtë. Çfarëdo reje që ka, ukrainasit e dinë se çfarë të bëjnë dhe ata e dinë se e ardhmja është me diell - një e ardhme pa pushtues në të gjithë territorin tonë - dhe veçanërisht në Krime," tha Zelensky.

Zhytësit rusë do të inspektojnë sot dëmet pas shpërthimit të fuqishëm të djeshëm në urën që lidh Rusinë dhe Krimenë, e cila shërben si një lidhje furnizimi për trupat që luftojnë në Ukrainën jugore. Shpërthimi i djeshëm në urën e Krimesë, për të cilin Rusia nuk ka fajësuar ende askënd, solli kënaqësinë e autoriteteve ukrainase, por jo pranimin e përgjegjësisë nga ana e tyre.

volodymyr zelensky mykhailo podoliak lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll