Bota

VIDEO VIRALE: Djemtë e konviktit në Spanjë ofendojnë vajzat përballë: K****, dilni nga vrimat e lepujve

Prokurorët spanjollë kanë nisur hetimet klipet e shpërndara në rrjet, ndërkohë që Universiteti ka përjashtuar pa humbur kohë "udhëheqësin" e djemve.

9 Tetor 2022, 14:33 Nga A.B
VIDEO VIRALE: Djemtë e konviktit në Spanjë ofendojnë vajzat
Konvikti

SPANJË- Madridi po dënon ashpër veprimet e djemve të një konvikti. Shkak është bërë një video virale në rrjetet sociale ku shihen e dëgjohen djemtë nga konvikti i kolegjit "Complutense" në Madrid, teksa bërtasin dhe ofendojnë rëndë vajzat e konviktit përballë. 

Në video dëgjohet një student që ndër të tjera thotë:

 "K****, dilni nga vrimat e lepujve. Ju jeni një tufë k***** nimfomane dhe..." 

Pas këtij studenti mbi 100 djem të tjerë shfaqen duke hapur dritaret dhe duke duke përsëritur të njëjtat thirrje ofenduese, madje duke i cuar edhe në një nivel tjetër. 

Prokurorët spanjollë kanë nisur hetimet klipet e shpërndara në rrjet, ndërkohë që Universiteti ka përjashtuar pa humbur kohë "udhëheqësin" e djemve. Për këtë ngjarje ka reaguar edhe kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez, i cili kritikoi sjelljen e djemve, duke e quajtur "të pashpjegueshme", "të pajustifikuar" dhe absolutisht "të neveritshme". Sipas tij askush nuk duhet të japë asnjë justifikim për këto sjellje, që sigurisht nuk përfaqësojnë ndjenjën e përgjithshme të shoqërisë spanjolle.

Edhe politikanë të tjerë kanë dënuar veprimet e studentëve, përfshirë Ministren e Barazisë së Spanjës, Irene Montero, e cila u shpreh se kjo ishte prova më e qartë e nevojës për edukim mbi miratimin seksual.

spanje djemte ofendojne ne konvikt konvikt ne spanje

Sondazh

Poll