Bota

Ishte kundër Kosovës, kinematë gjermane anulojnë premierën e filmit të regjisorit serb

Herr Erasmus, pronar i një prej kinemave në Shtutgard, ka njoftuar se filmi i regjisorit serbo-kanadez, i planifikuar për tu shfaqur më datë 21 tetor 2022, është anuluar dhe të gjithë personat që kishin blerë bileta janë vënë në dijeni.

9 Tetor 2022, 14:06 Nga I.A
Ishte kundër Kosovës, kinematë gjermane anulojnë
SRPSKA

GJERMANI- Filmi serb “SRPSKA”, i regjisorit anti-shqiptar Boris Malagurski është ndaluar për t’u transmetuar në kinematë në Shtutgard, Gjermani. Pas reagimeve nga Kosova, kinematë në Shtutgard kanë njoftuar anulimin e premierave të filmit. Herr Erasmus, pronar i një prej kinemave në Shtutgard, ka njoftuar se filmi i regjisorit serbo-kanadez, i planifikuar për tu shfaqur më datë 21 tetor 2022, është anuluar dhe të gjithë personat që kishin blerë bileta janë vënë në dijeni. Gazetarja Arbana Xharra shkuran se Malagurski për anulimin e filmit është ankuar në rrjetet sociale.


Postimi i Plotë:  

Regjisori nacionalist serb Boris Malagurski, i cili prodhon materiale qe kane nje qellim, perhapjen e propagandes antishqiptare neper bote ka perjetuar nje deshtim te madh ne Gjermani pasi premiera e nje filmi kunder Kosoves eshte anuluar pas ankesave dhe informacioneve te derguara ne adrese te kinemase nga nje shqiptar i cili jeton ne Shtutgart. Ky shovinist serb eshte ankuar ne rrjete sociale per deshtimin e kesaj premiere. Iniciativa e nje shqiptari emri i te cilit nuk mund te permendet per shkaqe sigurie ka informuar kinemane per propagandat e regjisorit serb. Me poshte mund te gjeni reagimet e regjistorit serbit po ashtu edhe emailin e kinemase ku thuhet se; “pas informacioneve te reja qe kemi marre kemi vendose te anulojme shfaqjen e filmit”. Nje bravo e madhe per kete shqiptar patriot!

boris malagurski herr erasmus arbana xharra

Sondazh

Poll