Bota

FOTO/ Sulmohet autobusi i linjës Zvicër–Kosovë në Serbi: Ishin të maskuar

Muçolli tregoi se për ngjarjen ka lajmëruar policinë e Serbisë dhe të Kosovës kur ka arritur në pikën kufitare. 

9 Tetor 2022, 12:17 Nga I.A
FOTO/ Sulmohet autobusi i linjës Zvicër–Kosovë në
Autobusi i sulmuar

SERBI- Një autobus i linjës Zyrih – Prishtinë, është sulmuar të shtunën mbrëma në Serbi. Sulmi ka ndodhur mbrëmë në rrugën Nish-Leskovc rreth orës 18:50, ndërsa këtë e ka konfirmuar për “Zeri.info”, pronari i kompanisë “Turist Kosova e Re”, Agim Muçolli. Muçolli ka thënë se sulmi ka ndodhur nga persona të maskuar.

“Rasti ka ndodhur në Serbi derisa ishim duke udhëtuar nga Zvicra në Kosovë. Ishim në lëvizje kur papritur ndodhi sulmi. Njëri nga udhëtarët i ka parë dy persona të cilit ishin të maskuar”, ka thwnw Muçolli.

Ai shtoi se brenda kanë qenë 20 udhëtar, por fatmirësisht askush nuk është lënduar dhe se gjatë 20 viteve sa operon kjo kompani në këtë linjë të rregullt, nuk ka pasur asnjëherë një rast të ngjashëm. Muçolli tregoi se për ngjarjen ka lajmëruar policinë e Serbisë dhe të Kosovës kur ka arritur në pikën kufitare. 

sulmohet autobusi i kosoves ne serbi agim muçolli

Sondazh

Poll