Bota

FOTO/ Shembet mbikalimi në Itali, makina shpëton pa u përmbysur

Nga shkarja e dheut një makinë është rrezikuar që të përmbysej. Por për fat makina nuk u përplas, duke mbetur në ekuilibër e ngecur në humnerë.

9 Tetor 2022, 14:21 Nga I.A
FOTO/ Shembet mbikalimi në Itali, makina shpëton pa u përmbysur
Makina

ITALI- Mëngjesin e sotëm, të dielën 9 tetor, rreth orës 7.30 në Novara, u shemb një pjesë e mbikalimit të 25 Prillit , që lidh qendrën e qytetit me rrugën shtetërore për në Milano. Corriere.it shkruan se një humnerë e madhe është hapur në korsinë e majtë në dalje. Nga shkarja e dheut një makinë është rrezikuar që të përmbysej. Por për fat makina nuk u përplas, duke mbetur në ekuilibër e ngecur në humnerë.

Zjarrfikësit dhe policia lokale ndodhen në vendngjarje. Së fundmi, drejtoria e punëve publike të Bashkisë kishte raportuar në një komision të këshillit rezultatet e një aktiviteti monitorues të urave dhe mbikalimi i cili tashmë është shembur nuk ishte përmendur në mesin e atyre me rreziqe të mundshme. Mbikalimi, i cili daton në vitet 1970, ishte mbyllur për një kohë të gjatë midis viteve 2015 dhe 2016 për shkak të punimeve të konsolidimit.

shembet rruga ne itali

Sondazh

Poll