Sport

Ka një faull ndaj Cuadrado-s para golit të Tomorit, Juventus shpërthen ndaj Orsatos, Bonucci i kërkon llogari arbitrit

Pjesa e parë mes Milanit dhe Juventusit u mbyll me avantazhin e kuqezinjve me një gol të Tomorit.

8 Tetor 2022, 20:12 Nga DOSJA

Ka një faull ndaj Cuadrado-s para golit të Tomorit, Juventus

ITALI-Pjesa e parë mes Milanit dhe Juventusit u mbyll me avantazhin e kuqezinjve me një gol të Tomorit. Një realizim i kontestuar fort nga skuadra e Allegrit që protestoi shumë ndaj Orsatos për shkak të faullit ndaj Cuadrado-s të pa fërshëllyer nga arbitri dhe që më pas rezultoi në goditje nga këndi për Milanin.

Kontakti mes Cuadrados dhe Theo Hernandez ishte evidente, por për Orsaton gjithçka ishte në rregull dhe arbitri vazhdoi aksionin. Në këto raste Var padyshim nuk mund të ndërhyjë sepse nuk është një veprim i drejtpërdrejtë, por ka pasur protesta të mëdha si nga vetë Cuadrado, ashtu edhe nga Bonucci, i cili si kapiten i kërkoi menjëherë arbitrit shpjegime.

Kolumbiani gjithashtu u ndëshkua me karton të verdhë dhe kështu Bonucci e largoi me forcë. Duke pasur parasysh se si shkuan gjërat pas zhvillimit të goditjes nga këndi dhe golit të Milanit të shënuar nga Tomori, protestat e Juves vazhduan por Orsato i largoi të gjithë.Një faull i dukshëm që penalizon edhe një herë Juventusin.

E.Ç (Dosja.al)

milan juventus bonucci orsato

Sondazh

Poll