Sport

Suksesi ndaj Sassuolos, Inzaghi zbulon pse e zëvendësoi Asllanin: Ishte disi në vështirësi

Pas fitores me Sassuolo-n, Simone Inzaghi është shprehur i kënaqur me rezultatin dhe paraqitjen e Interit

8 Tetor 2022, 19:58 Nga DOSJA

Suksesi ndaj Sassuolos, Inzaghi zbulon pse e zëvendësoi Asllanin:

ITALI-Pas fitores me Sassuolo-n, Simone Inzaghi është shprehur i kënaqur me rezultatin dhe paraqitjen e Interit. "Ne pamë një Inter që kishte shumë dëshirë për të fituar dhe kjo na bëri të kapërcejmë lodhjen fizike dhe mendore - shpjegoi ai për DAZN - Ne vinim nga një e martë intensive dhe po luanim kundër një ekipi që ishte e vështirë për t'u përballur. "Pas ndeshjes Inzaghi vlerësoi jo pak Asllanin, duke thënë se është në rrugën e duhur dhe duhet të vazhdojë kështu, teksa shpjegoi edhe arsyet e zëvendësimit në fund të pjesës së parë.

“Asllani bëri një ndeshje shumë të mirë, ndonëse ndaj Sassuolos nuk ishte shumë e lehtë të gjeje hapësira. Mori një karton të verdhë dhe ishte disi në vështirësi, ndaj e zëvendësova në pushim, për të mos djegur edhe një ndërprerje. Më ndihmoi edhe fakti që Mkhitaryan është në formë të mirë. Megjithatë Asllani është në rrugën e duhur dhe duhet vetëm të vazhdojë të punojë kështu”, u shpreh Inzaghi.

E.Ç (Dosja.al)

inter inzaghi asllani

Sondazh

Poll