Sport

Braziliani Dani Alves është rikthyer të stërvitet me Barcelonën…

Mbrojtësi ka treguar në rrjetet sociale se si po rikuperohet nga dëmtimi në ambientet e FC Barcelonës: "Gjithmonë mirënjohës ndaj kësaj shtëpie, që më hapi dyert për gjithçka që duhet!!!”

8 Tetor 2022, 17:45 Nga DOSJA

Braziliani Dani Alves është rikthyer të stërvitet me

SPANJE - Dani Alves përfundoi kampionatin në ligës meksikane me Pumas me një shqetësim të lehtë në gjurin e tij të djathtë dhe ka zgjedhur Barcelonën për t'u rikuperuar plotësisht. Futbollisti ka treguar përmes Instagramit prezencën e tij në ambientet e Barcelonës për të kryer ushtrimet përkatëse në palestër.

Alves ishte i lumtur që u rikthye në atë që ai e konsideron shtëpinë e tij, nga e cila u largua në fund të sezonit pasi përfundoi një gjysmë viti performancë të mirë në moshën 39-vjeçare.

Lojtari ka lënë një mesazh mirënjohjeje për entitetin e Barcelonës: "Gjithmonë mirënjohës ndaj kësaj shtëpie, që më hapi dyert për gjithçka që duhet!!! Të mëdhenjtë, kur sfidohen, nuk do të tërhiqen kurrë... Ata do të luftojnë, do luftojnë deri në sekondën e fundit të ekzistencës së tyre”.

Dani Alves ndihet aq rehat me fanellën e Barçës, saqë nuk heziton të veshë fanellën stërvitore të skuadrës, sikur të ishte një nga të tjerët. Lojtari po përgatitet në rast se mund të jetë një nga 26 lojtarët e thirrur nga Tite për të qenë pjesë e kombëtares së Brazilit në Kupën e Botës 2022 në Katar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll