Sport

Tomori dhe Diaz leksion Juventusit, Milan fiton në 'San Siro' dhe forcon pozitat në klasifikim

Në javën e nëntë të Serie A, Milan fiton ndaj Juventusit me shifrat 2-0.

8 Tetor 2022, 20:03 Nga DOSJA

Tomori dhe Diaz leksion Juventusit, Milan fiton në 'San Siro' dhe

ITALI- Në javën e nëntë të Serie A, Milan fiton ndaj Juventusit me shifrat 2-0. Në një San Siro të mbushur, kuqezinjtë e Piolit reaguan pas humbjes në Champions League duke fituar një ndeshje të rëndësishme për zonat më të larta të tabelës.

Pas një çerek ore me disa raste të Juventusit me Cuadrado dhe Milik, Milan mori në zotërim lojën, duke goditur dy shtylla me Leaon dhe duke e zhbllokuar në fundin e pjesës së parë me Tomorin në zhvillimet nga këndi.

Në pjesën e dytë, një gabim driblim i Vlahovic i hapi rrugën kundërsulmit të Diazit, i cili shënoi golin e dytë. Në minutat e mbetura, Juventus nuk tregoi asgjëdhe Milan e mbrojti me fanatizëm rezultatin 2-0.

E.Ç (Dosja.al)

juventus milan

Sondazh

Poll