Sport

Dopietë Dzeko, Inter rikthehet te fitorja, Sassuolos nuk i mjafton Frattesi

Në javën e nëntë të Serisë A, skuadra drejtuar nga Inzaghi mposhti 2-1 Sassuolo-n dhe pas dy humbjeve radhazi merr frymë në klasifikim me 15 pikë.

8 Tetor 2022, 16:56 Nga DOSJA

Dopietë Dzeko, Inter rikthehet te fitorja, Sassuolos nuk i mjafton Frattesi

ITALI- Inter rikthehet te fitorja në kampionat. Në javën e nëntë të Serisë A, skuadra drejtuar nga Inzaghi mposhti 2-1 Sassuolo-n dhe pas dy humbjeve radhazi merr frymë në klasifikim me 15 pikë. Në stadiumin Mapei, Dzeko është protagonisti i madh i ndeshjes me një dopietë të rëndësishme.

Boshnjaku fillimisht zhbllokon lojën në fund të pjesës së parë me një goditje të lehtë më këmbë në zhvillimin e një goditjeje këndi, më pas Frattesi do të barazonte shifrat në minutën e 60', ndërsa do të ishte sërish boshnjaku në minutën e 75' që do të shënonte golin e dytë dhe të fitores.

E.Ç (Dosja.al)

inter sassuolo

Sondazh

Poll