Sport

SUPERIORE/ Kukësi nis të marrë formë me Dobin, Teuta, krizë që nuk ka fund! Kastrioti e fundos

Ditën e shtunë u zhvilluan dy takimet te Kategorisë Superiore si Kukësi-Bylis dhe Kastrioti-Teuta.

8 Tetor 2022, 17:53 Nga DOSJA

SUPERIORE/ Kukësi nis të marrë formë me Dobin, Teuta,

SHQIPËRI- Ditën e shtunë u zhvilluan dy takimet te Kategorisë Superiore si Kukësi-Bylis dhe Kastrioti-Teuta.

KUKËSI-BYLIS 2-0

Kukësi arrin fitoren e dytë radhazi në shtatë javë kampionat.Verilindorët shënuan nga një gol për pjesë teksa ai që hapi llogaritë e sfidës ishte Tiago Ferreira në minutën e 23-të ndërsa në fraksionin e dytë, në minutën e 60-të Shqiprim Taipi realizoi golin e sigurisë.

Pas këtij rezultati, verilindorët ngjiten në kuotën e 8 pikëve në vendin e tetë të renditjes ndërsa nga ana tjetër, Bylisi renditet në vendin e katërt me 11 pikë.

KASTRIOTI-TEUTA 2-1

Kastrioti fitoi me përmbysje ndaj Teutës me rezultatin 2-1. Ishin durrsakët ata që kaluan të parët në avantazh me anë të Erando Karabecit, megjithatë krutanët gjetën forcat për të reaguar, madje që në pjesën e parë.Ai që rikthyeu ekuilibrin ishte Karakaçi, ndërsa Morbeck përmbysi në fundin e 45-minutave të para.

E.Ç (Dosja.al)

teuta kastrioti

Sondazh

Poll