Sport

Icardi provon sërish të fitojë dashurinë e Wandës: “Të dua”, nga Argjentina vjen lajmi tjetër: Në lidhje me 22-vjeçarin

Futbollisti i Galatasaray-t, i cili ditët e fundit ishte larguar nga klubi turk për të fluturuar drejt Argjentinës për të rifituar gruan e tij, nuk dorëzohet dhe tani, pasi është kthyer në Turqi, i dërgon mesazhe dashurie ish-partneres.

8 Tetor 2022, 13:21 Nga DOSJA

Icardi provon sërish të fitojë dashurinë e Wandës:

ARGJENTINË- Episod i ri i telenovelës Icardi-Wanda Nara. Futbollisti i Galatasaray-t, i cili ditët e fundit ishte larguar nga klubi turk për të fluturuar drejt Argjentinës për të rifituar gruan e tij, nuk dorëzohet dhe tani, pasi është kthyer në Turqi, i dërgon mesazhe dashurie ish-partneres. Maurito fillimisht publikoi një foto në rrjetet sociale me një dedikim për të, më pas sërish në përpjekje për ta rikthyer atë, komentoi në një postim të Ëandës. Nën postimin e showgirl-it, megjithatë, u shfaq edhe një tjetër koment, ai që në Argjentinë konsiderohet si partneri i ri.

“Gjithmonë shkëlqen me atë bukuri rrezatuese. Shihet qartë se surpriza e fundjavës ju bëri mirë, vazhdon të shkëlqesh. Të dua”, të gjitha të shoqëruara me emoji-të e zakonshme. Wanda Nara nuk i është përgjigjur komentit të Icardit. Ndërkohë në Argjentinë po flitet për një flirt të ri. Showgirl-i  po shoqërohet me këngëtarin L-Gante, reper i lindur në vitin 2000.

Icardi provon sërish të fitojë dashurinë e Wandës:

Një përgjigje nga Wanda drejtuar një ndjekësi gjithashtu nxiti thashethemet. Në fakt, një fanse e ka pyetur: “Cila është dhurata më e mirë që të kanë bërë së fundmi?”. Dhe ajo u përgjigj: “Një këngë, më e bukura nga të gjitha.” Për shtypin argjentinas kjo është një referencë e qartë për L-Gante.

E.Ç (Dosja.al)

wanda nara icardi

Sondazh

Poll