8 Tetor 2022, 13:32
Nga DOSJA

SHQIPËRI- Shqipëria do të njohë këtë dielë kundërshtarët që do të ketë përballë në eliminatoret e Kampionatit Europian 2024, me shortin që do të hidhet në Frankfurt të Gjermanisë dhe do të nisë në ora 12:00.Në këto eliminatore do të marrin pjesë 53 skuadra, ndërsa Gjermania si organizatore e UEFA EURO 2024, kualifikohet automatikisht, dhe për këtë arsye nuk merr pjesë ne short. Bazuar në vendimet e mëparshme të UEFA-s, Rusia është e përjashtuar nga shorti dhe nga këto eliminatore.
53 skuadrat që marrin pjesë në shortin e kualifikueseve më 9 tetor 2022, janë klasifikuar nëpër 6 vazo në bazë të renditjes së përgjithshme të UEFA Nations League 2022/23, dhe do të ndahen në dhjetë grupe kualifikuese, shtatë nga të cilat me pesë skuadra (nga Grupi A deri në Grupin G) dhe tre grupe me nga gjashtë skuadra (nga Grupi H deri në Grupin J.
Ndeshjet e fazës kualifikuese do të nisin në muajin mars dhe do të përfundojnë në nëntor 2023. Në përfundim të kualifikueseve, dhjetë skuadrat e renditura të parat në grupe së bashku me 10 vendet e dyta kualifikohen automatikisht për në fazën finale. Tre skuadrat e tjera pjesëmarrëse do të dalin nga faza play-off që do të zhvillohet në mars 2024.
Faza finale e Europianit, ku do të marrin pjesë 24 skuadra, do të zhvillohet nga 14 qershor deri më 14 korrik 2024 në Gjermani.Shqipëria është e pozicionuar në vazon e tretë të shortit së bashku me Ukrainën, Islandën, Norvegjinë, Slloveninë, Republikën e Irlandës, Malin e Zi, Rumaninë, Suedinë dhe Armeninë.

Katër finalistët e UEFA Nations League e më konkretisht Holanda, Kroacia, Spanja dhe Italia, do të luajnë ndeshjet finale të këtij kompeticioni në qershor 2023. Si pasojë, këto skuadra kanë vetëm tetë ditë ndeshjesh në dispozicion për fazën e grupeve të eliminatoreve dhe duhet të pozicionohen në grupe me pesë skuadra në këtë short.
Bazuar në vendimin e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s këto skuadra nuk mund të shortohen në të njëjtin grup: Armeni/Azerbajxhan, Bjellorusi/Ukrainë, Gjibraltar/Spanjë, Kosovë/Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë/Serbi.
Disa shtete paraqesin kushte të vështira atmosferike gjatë dimrit për të luajtur futboll dhe për të minimizuar rrezikun e ndikimit të motit në ndeshje është vendosur që maksimumi dy shtete të tilla të jenë në të njëjtin grup. Vendet që paraqesin vështirësi gjatë dimrit janë Bjellorusia, Estonia, Ishujt Faroe, Finlanda, Islanda, Letonia, Lituania dhe Norvegjia.
Gjithashtu do të shmanget edhe përballja në grupe e disa vendeve që përfaqësojnë një distancë shumë të largët udhëtimi nga njëra-tjetra dhe një maksimum prej një çifti të tillë mund të vendosen në të njëjtin grup.
E.Ç (Dosja.al)
shqiperia euro 2024
Sport
8 Tetor 2022, 13:21
ARGJENTINË- Episod i ri i telenovelës Icardi-Wanda Nara. Futbollisti i Galatasaray-t, i cili ditët e fundit ishte larguar nga klubi turk pë...
Sport
8 Tetor 2022, 13:05
ITALI- Onana pritet të debutojë në Serie A. Te Inter, data 8 tetor mund të shënojë fillimin e një epoke të re. Pas tre...
Sport
8 Tetor 2022, 12:17
KATAR - Duke rrëshqitur nëpër peizazhin verbues të qytetit të Dohës, të hënën në mëngjes, në nj&eu...
Sport
8 Tetor 2022, 11:16
ANGLI - Deri tani nuk është sezoni i Cristiano Ronaldos. Këtë e dëshmon edhe ndeshja e tij e fundit kundër Omonias qipriote...
Sport
8 Tetor 2022, 10:50
JAPONI - Max Verstappen ka arritur ‘pole position’ në Grand Prix të Japonisë, i pesti i vitit 2022, pas një kla...
Sport
8 Tetor 2022, 10:30
Kur Wayne Rooney dhe Cristiano Ronaldo kur luanin së bashku te Manchester United
ANGLI - Me këtë fillim në Premier League këtë...
Sport
8 Tetor 2022, 10:15
ITALI - Euforik për fitoren kundër Barcelonës (1-0) në Champions League dhe me mendjen e tyre për të vizituar ‘Camp Nou&rs...
Sport
8 Tetor 2022, 10:05
SHBA - Është një revolucion i vogël. Ndërsa, sipas ‘Forbes’, në tetë vitet e fundit, Lionel Messi dhe Cris...
Sport
8 Tetor 2022, 07:53
ARGJENTINE - Marcelino Elena, një ish-futbollist i Sporting, Mallorca dhe Newcastle, ishte dëshmitar i drejtpërdrejtë i incidenteve që...
Sport
8 Tetor 2022, 07:44
ANGLI - Pak më shumë se një muaj para fillimit të Botërorit, Manchester United nuk ka marrë asnjë ofertë...