Sport

Rooney këshillon ish-shokun e skuadrës, Cristiano Ronaldon, të jetë i durueshëm...

Ish-lavdia e Manchester United, Wayne Rooney iu rikthye momenteve të komplikuara të përjetuara nga ylli portugez që nga fillimi i sezonit. Ai e këshilloi ish-shokun e tij të skuadrës që të vazhdonte të punonte, ndërkohë që kërkonte kohën e tij.

8 Tetor 2022, 10:30 Nga DOSJA
Rooney këshillon ish-shokun e skuadrës, Cristiano Ronaldon, të
Kur Wayne Rooney dhe Cristiano Ronaldo kur luanin së bashku te Manchester United

ANGLI - Me këtë fillim në Premier League këtë sezon, Cristiano Ronaldo po kalon një periudhë të vështirë, në vitin e tij të dytë në Manchester United. Por këtu nuk ka asgjë për t'u shqetësuar për Wayne Rooney, ish-bashkëlojtari i tij me Djajtë e Kuq. “Jam i sigurt se nëse ai qëndron i duruar, shansi i tij do të vijë dhe do të varet nga ai që ta kapë atë”,- tha të premten trajneri aktual i DC United në MLS.

Edhe pse e kupton që situata e yllit portugez ishte e vështirë për t'u jetuar, ai donte të mbronte Erik Ten Hag, trajnerin e United: "Cristiano nuk është më lojtari që ishte kur ishte 22-23 vjeç dhe trajneri ka një mënyrë tjetër të lojës që funksionon”. CR7 mund të ketë mundësinë të gjejë një vend si tiullar kur skuadra e tij të udhëtojë drejt Evertonit këtë të dielë (20:00) me rastin e javës së 10-të të Premier League.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll