Sport

Interi ruan gjysmën e skuadrës për kthimin në ‘Camp Nou’, zikaltrit në pritje të Lukakut

Inzaghi mund të bëjë deri në gjashtë ndryshime në formacion në transfertën e sotme ndaj në Sassuolos (15:00), ndërkohë që sulmuesi belg punon për të qenë në Barcelonë.

8 Tetor 2022, 10:15 Nga DOSJA

Interi ruan gjysmën e skuadrës për kthimin në ‘Camp

ITALI - Euforik për fitoren kundër Barcelonës (1-0) në Champions League dhe me mendjen e tyre për të vizituar ‘Camp Nou’ të mërkurën e ardhshme (21:00), Interi viziton Sassuolon sot (15:00), i detyruar të përmirësohet në Serinë A, në të cilën ka katër fitore dhe katër humbje, dy prej tyre radhazi në dy ditët e fundit.

Simone Inzaghi do të rrotullohet, pas një ndeshjeje kundër skuadrës së Xavit që la pasoja fizike, si shqetësimi i De Vrij dhe dëmtimi në gju i Joaquín Correas, i cili do të mungojë kundër katalanasve. Lukaku nuk do të luajë sot, por tashmë po punon në fushë me synimin që të hënën t'i bashkohet grupit, për të qenë në gjendje të jetë në ‘Camp Nou’, edhe pse jo si titullar, por si burim në stol, pas 40 ditësh pushim për shkak të një dëmtimi të muskujve.

Deri në gjashtë ndryshime mund të bëhen nga trajneri italian, për të garantuar freski në radhët e skuadrës zikaltër në sifdën ndaj Sassuolos: Handanovic për Onanën në portë,  Acerbi për De Vrij në qendrën e mbrojtjes, Asllani për Mkhitaryan në mesfushë,  Dumfries dhe Gosens për Darmian dhe Dimarco në skemën 3-5-2 dhe Dzeko për  Correan në sulm. Ja dhe përbërjet e mundshme të dyja skuadrave:

Sassuolo-Inter, stadium MAPEI, ora 15:00

Sassuolo: Consigli; Toljan, Erlic, Ferrari, Rogerio; Frattesi, Maxime Lopez, Thorstvedt; Laurentié, Pinamonti dhe Kyriakopulos. Trajner: Alessio Dionisi

Inter: Handanoviq; Skriniar, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Asllani, Calhanoglu, Dimarco; Dzeko dhe Lautaro. Trajner: Simone Inzaghi

Gjyqtar: Simone Sozza

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll