Bota

Ndryshime në Kodin Zgjedhor/ Pas opozitës shqiptare, edhe ajo bullgare braktis Kuvendin

25 Shkurt 2019, 16:09 Nga DOSJA
Ndryshime në Kodin Zgjedhor/ Pas opozitës shqiptare, edhe ajo bullgare

BULLGARI– Këshillli Kombëtar i Partisë Socialiste bullgare më 17 shkurt vendosi në favor të largimit të grupit të saj parlamentar nga parlamenti. Pas largimit të saj, PS vendosi disa kushte për t’u rikthyer në parlament.

Ndër to ishte edhe ngritja e një komisioni të ri zgjedhor, rikthimi në votimin e mëparshëm preferencial, pastrimin e listave zgjedhore, mundësinë për të apeluar rezultatin dhe një debat të ri për votimin elektronik.

Deputetët e larguar kanë vendosur të mos kthehen në parlament as për të diskutuar mbi veton e Presidentit Rumen Radev mbi ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Megjithatë qeveria bullgare po përpiqet të gjejë zgjidhje për çështjet e ngritura nga opozita. Një fakt të tillë e pohoi edhe një prej zëdhënësve të Komisionit Europian.

“Le të shohim se çfarë do të ndodhë. Do të zhvillohet një bisedë demokratike mes dy palëve në mënyrë që të gjendjet një zgjidhje lidhur me frikën e shprehur nga socialistët për manipulimin e zgjedhjeve nga partia në pushtet,”– shtoi zëdhënësi.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota bullgari opozita bulgare bojkotin kuvendin parlamenti bulgar bullgari opozita bulgare bojkotin kuvendin parlamenti bulgar

Sondazh

Poll

Bota 25 Shkurt 2019, 07:28

Amerika ultimatum Maduros: I ke ditët e numëruara

Shefi amerikan i Diplomacisë, Mike Pompeo është shprehur në një intervistë për CNN se ditët e Nicolas Maduro janë të numëruara falë popullit venezuelian. Pompeo...