Bota

Fondacionet e Sorosit, ministri i Brendshëm Salvini: Do t’i luftojmë siç bëri Skënderbeu me turqit (VD)

25 Shkurt 2019, 15:14 Nga DOSJA
Fondacionet e Sorosit, ministri i Brendshëm Salvini: Do t’i

ITALI– Ministri i Brendshëm i Italisë, njëkohsisht dhe zv.kryeministri Matteo Salvini gjatë një takimi është shprehur se e ka të qartë strategjinë se si duhet të luftojë kundër Xhorxh Sorosit.

Teksa e ka akuzuar këtë të fundit për krijimin e një shoqërie pa identitet, ka bërë të ditur se do të përdorë strategjinë e heroit shqiptar Gjergj Kastrioti-Skëndërbeut për të luftuar OJQ-të e Sorosit.

Pjesë nga fjala e Salvinit ku flet edhe për heroin tonë kombëtar gjatë luftës me turqit:

Ndërkohë është një zotëri i cili pretendon se ka vënë në dispozicion nga fondacioni i tij privat 18 miliardë euro. “Open Society Foundation” bën 900 milion euro investime për promovimin e demokracisë në botë çdo vit. Në Itali financon dhjetra OJQ. Po ju lë të imagjinoni se për çfarë sektorësh po flasim. Në shoqëri përshkruhet qartë: “Midis çështjeve statutore, imigracioni i pakontrolluar, liberalizimi i drogës dhe stereotipet që përfshijnë familjen dhe gjinitë. Një fëmijë që ka 6 baballarë, 3 mama, 18 gjyshër, 6 kushërinj, të cilët gjithashtu ndërrojnë gjininë në varësi të gjendjes emocionale me të cilën zgjohen.”

Nuk përbën asnjë problem sepse shoqëria e hapur nuk njeh asnjë kufi. Pse? Sepse nuk del më një burrë me një grua por një numër. Një objekt. Pa të drejta, pa një histori dhe pa një mendim. Pa ëndrra! Ata po na vjedhin ëndrrat. Nëse ti çdo muaj ke për të paguar 700 euro kredi atëherë s’ke më as kohë për të ëndërruar. Po ne do t’ja dalim sepse historia na ka mësuar se kur popujt zgjohen dhe kuptojnë rrezikun, atëherë ata reagojnë. Kur isha në Romë fola për një nga heronjtë e historisë shqiptare, Gjergj Kastrioti Skënderbeun, i cili i rezitoi rrethimeve islamike. Futeshin në kështjella dhe dilnin e sulmonin. Historia përsëritet! Në shekullin e 15-të, më pas në të 18-tin dhe tani në vitin 2017.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota gjergj kastioti skenderbeu matteo salvini xhorxh soros gjergj kastioti skenderbeu matteo salvini xhorxh soros

Sondazh

Poll

Bota 25 Shkurt 2019, 07:28

Amerika ultimatum Maduros: I ke ditët e numëruara

Shefi amerikan i Diplomacisë, Mike Pompeo është shprehur në një intervistë për CNN se ditët e Nicolas Maduro janë të numëruara falë popullit venezuelian. Pompeo...