Bota

Kurti tha se bashkëpunimi Beograd-Moskë rrezikon rajonin, Vuçiç: Askush nuk e beson historinë e destabilizimit

Këto deklarata Vuçiç i ka bërë kur është pyetur për deklaratën e kreyministrit Kurti që Rusia në bashkëpunim me Serbinë po provojnë ta destabilizojnë Kosovën.

7 Tetor 2022, 18:20 Nga e.k
Kurti tha se bashkëpunimi Beograd-Moskë rrezikon rajonin,
Aleksandër Vuçiç

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vucic pas kthimit nga Praga ka folur për deklaratave të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se rajoni është në rrezik nga Serbia dhe bashkëpunimi Beograd-Moskë.

“Askush nuk e beson historinë e Kurtit për destabilizim”, ka thënë Vucic, shkruan tanjug.

Këto deklarata Vuçiç i ka bërë kur është pyetur për deklaratën e kreyministrit Kurti që Rusia në bashkëpunim me Serbinë po provojnë ta destabilizojnë Kosovën.

“Është një storie që e dëgjojmë për rreth tetë muaj rreth asaj si Rusia dhe Serbia do të pushtojnë”, ka thënë Vucic.

aleksander vucic

Sondazh

Poll