Bota

7 ditë me vonesë, dalin pagat për mësuesit në Kosovë

Gazeta Express shkruan se lajmin e ka konfirmuar, Sazan Ibrahimi, kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës.

7 Tetor 2022, 16:56 Nga I.A
7 ditë me vonesë, dalin pagat për mësuesit në
Foto ilustruese

KOSOVË- Qeveria, më në fund, ka vendosur t’i ekzekutojë pagat e mësimdhënësve, të cilat i ndali për shkak të grevës së mbajtur gjatë shtatorit. Gazeta Express shkruan se lajmin e ka konfirmuar, Sazan Ibrahimi, kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës.  

“Janë ekzekutuar dhe kanë filluar të dalin”, ka thënë Ibrahimi.

Pas 7 ditëve vonesë, Ministria e Financave njoftoi sot se do të mund t’i ekzekutojë pagesat për mësuesit, por vetëm si paradhënie, pasi t’i konfirmohen listat për kompensim të orëve të humbura gjatë grevës.

sazan ibrahimi greva ne kosove

Sondazh

Poll