Bota

FT/ Ç'po ndodh në Kinë?! Valë e re infektimesh me Covid, rojet me mitralozë "bllokojnë" aeroportin, nuk lejojnë familjet të largohen

Roje të armatosura të veshura me veshje që të mbrojnë nga Covid-19 kanë ndaluar udhëtarët që donin të largoheshin nga vendi pas shpërthiomit të një vale të re infektimesh në zonën ku ndodhet aeroporti.

7 Tetor 2022, 16:33 Nga e.k
FT/ Ç'po ndodh në Kinë?! Valë e re infektimesh me
Pamje nga aeroporti në Kinë

KINË- Një situatë e paprecedentë ka ndodhur në një aeroport në Kinë. Roje të armatosura të veshura me veshje që të mbrojnë nga Covid-19 kanë ndaluar udhëtarët që donin të largoheshin nga vendi pas shpërthiomit të një vale të re infektimesh në zonën ku ndodhet aeroporti.

FT/ Ç'po ndodh në Kinë?! Valë e re infektimesh me
Ushtarët duke kontrolluar njerëzit në aeroport

Fotot e shpërndarë nga "Daily Mail" tregojnë rojet, të cilët janë të armatosur me armë dhe mburoja, duke shtyrë turmat e njerëzve që u detyruan të qëndronin brenda aeroportit Xishuangbanna në Yunnan të mërkurën.

FT/ Ç'po ndodh në Kinë?! Valë e re infektimesh me
Roje i armotosur në aeroport

Bllokimi erdhi pasi 61 infektime të reja me koronavirus u raportuan në provincën Yunnan në fillim të kësaj jave. Lëvizja ishte një përpjekje e dukshme për të ndaluar përhapjen e virusit ndërsa tensionet rriten përpara kongresit të partisë së Xi JInping më vonë këtë muaj.

Presidenti Jinping pritet të sigurojë një mandat të tretë në pushtet në samitin e ardhshëm. Z. Xi ka miratuar politikën ‘Covid Zero’, e cila ka lënë qytete të tëra të mbyllura për muaj të tërë në një përpjekje për të zhdukur infeksionin totalisht, një gur themeli i udhëheqjes së tij.

kine

Sondazh

Poll