Bota

Dorëheqja e Latifit, Kurti emëron ministren e re të Shëndetësisë (VENDIMI)

Sipas mediave në Kosovë vendimi është marrë ditën e sotme ku dhe i është komunikuar detyra e Re Gexhas.

7 Tetor 2022, 17:18 Nga e.k
Dorëheqja e Latifit, Kurti emëron ministren e re të
Dafina Gexha (Binjaku)

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar menjëherë pas dorëheqjes së Rifat Latifit nga posti e ministrit të Shëndetësisë ditën e djeshme. Kështu në vend të tij Kurti ka emëruar Dafina Gexha (Binjakun).

Dorëheqja e Latifit, Kurti emëron ministren e re të
Dokumenti i emërimit të ministres

Sipas mediave në Kosovë vendimi është marrë ditën e sotme ku dhe i është komunikuar detyra e Re Gexhas.

Latifi dha dorëheqjen ditën e djeshme. Me anë të një pronocimi ai tha se pas një kohe të gjatë reflektimesh kishte vendosur të linte detyrën e numrit një të shëndetësisë së Kosovës.

“Me zhgënjim të thellë dhe keqardhje pas shumë reflektimesh për disa muajt e fundit, po ju informoj se në mënyrë efektive ju ofroj dorëheqjen time nga posti i Ministrit të Shëndetësisë së Republikës së Kosovës që nga sot më datën 6 tetor, 2022”.

dafina gexha-bunjaku

Sondazh

Poll