Bota

“Na ka vënë nota të dobëta”, studentët të pakënaqur shkarkojnë nga puna pedagogun e kimisë në SHBA

Maitland Jones J, pedagog i kimisë organike, u pushua nga puna pasi më shumë se 80 nga 350 studentët që ndiqnin kursin e tij u ankuan për notat e dobëta, stilin e mësimdhënies dhe vështirësinë e lëndës.

7 Tetor 2022, 17:50 Nga e.k
“Na ka vënë nota të dobëta”, studentët
Auditor

SHBA- Shkarkimi i një pedagogu të shquar në Universitetin e Nju Jorkut me kërkesë të studentëve, të cilët u ankuan se lënda e tij ishte shumë e vështirë ka shkaktuar reagime të shumta në vend.

Maitland Jones J, pedagog i kimisë organike, u pushua nga puna pasi më shumë se 80 nga 350 studentët që ndiqnin kursin e tij u ankuan për notat e dobëta, stilin e mësimdhënies dhe vështirësinë e lëndës. Pas kërkesës masive, profesori 84-vjeçar mori një mesazh nga dekani i shkencave në gusht se bashkëpunimi i tij me universitetin po ndërpritet, sipas një raporti të New York Times .

Pas shkarkimit, shumë profesorë të kimisë protestuan kundër vendimit, duke shprehur shqetësimin se rasti mund të minonte lirinë akademike dhe të dobësonte praktikat e provuara të mësimdhënies, shkruan The Guardian. 

Një zëdhënës i Universitetit të Nju Jorkut mbrojti shkarkimin, duke përmendur braktisjen e lartë të lëndës nga studentët dhe notat e dobëta.

shba

Sondazh

Poll