Bota

Biden fal të gjithë të dënuarit për posedim 'të thjeshtë të marijuanës'

Njoftimi vjen një muaj përpara zgjedhjeve kritike të nëntorit që do të përcaktojnë kontrollin e Kongresit.

7 Tetor 2022, 15:58 Nga k.m.
Biden fal të gjithë të dënuarit për posedim
Joe Biden

SHBA- Presidenti Joe Biden po ndërmerr hapat e tij të parë të mëdhenj drejt dekriminalizimit të marijuhanës, duke përmbushur një premtim të fushatës për të fshirë dënimet e mëparshme për posedim të lëndës narkotike. Biden fali të gjitha veprat e mëparshme, një veprim që zyrtarët e lartë të administratës thanë se do të prekte mijëra amerikanë të akuzuar për atë krim.

"Askush nuk duhet të jetë në burg vetëm për përdorimin ose posedimin e marihuanës. Është e ligjshme në shumë shtete dhe të dhënat kriminale për posedimin e marihuanës kanë çuar në barriera të panevojshme për punësimin, strehimin dhe mundësitë për arsimim. Shumë jetë janë shkatërruar për shkak të qasjes sonë të dështuar ndaj marihuanës. Është koha që t'i korrigjojmë këto gabime,"- tha Biden në një video duke njoftuar veprimet e tij ekzekutive.

Njoftimi vjen një muaj përpara zgjedhjeve kritike të nëntorit që do të përcaktojnë kontrollin e Kongresit. Disa kandidatë – në veçanti guvernatori demokrat i Pensilvanisë, John Fetterman, i cili kandidon për vendin e Senatit të SHBA-së të shtetit të tij – e kanë kthyer çështjen legalizimit të marijuanës në qendër të fushatave të tyre.

Kur Fetterman dhe Biden u takuan muajin e kaluar, kandidati tha se do ta ngrinte çështjen për të diskutuar me Presidentin. Si pjesë e njoftimit, Biden inkurajoi gjithashtu guvernatorët që të ndërmarrin hapa të ngjashëm për të falur akuzat e thjeshta.

Lëvizjet që Biden njoftoi të enjten ndalojnë dekriminalizimin e plotë, i cili ka gëzuar mbështetje në rritje midis të dyja partive politike./CNN

joe biden shba

Sondazh

Poll