Aktualitet

Futi drogë për të birin në burgun e Fushë krujës, arrestohet 53-vjeçari

Mësohet se 53-vjeçari kishte shkuar të takonte të birin, i cili vuante dënimin dhe në shollin e atleteve që do t'i jepte djallin ishin vendosur 1.08 gram. 

7 Tetor 2022, 16:12 Nga I.A
Futi drogë për të birin në burgun e Fushë krujës,
Foto ilustruese

FUSHË KRUJË- Një 53-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në burguun e Fushë Krujës, pasi tentoi që të fuste drogë brenda. Mësohet se 53-vjeçari kishte shkuar të takonte të birin, i cili vuante dënimin dhe në shollin e atleteve që do t'i jepte djallin ishin vendosur 1.08 gram. 

Njoftimi i Policisë:

Njësia operacionale e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në IEVP e Fushë-Krujës, arrestoi në flagrancë shtetasin G.G të datëlindjes 19.02.1969 lindur në Mat dhe banues në Tiranë. Këtij shtetasi, i cili ishte paraqitur për të takuar djalin që vuan dënimin, gjatë kontrollit të vizitorëve familjarë, ju gjetën një palë atlete “NIKE”, ku në atleten e djathtë, poshtë shollës u gjetën tre paketime me lëndë të butë, mbështjellë në formë rrethore me celefon, i djegur në majë, me peshë 1.08 gram, dyshuar lëndë narkotike. Menjëherë nga SHKKB dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve u kryen veprimet e para proceduriale, dhe provat e grumbulluara i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë. 

arrestohet 53-vjeçari ne burgun e fushe krujes

Sondazh

Poll