Aktualitet

Flakët shkrumbojnë sipërfaqen me ullinj në Himarë! Rrezikohej dhe një lokal, forcat zjarrfikëse në vendngjarje

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Sarandës, të cilat nuk kanë lejuar flakët të zgjerohen. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Sarandës, të cilat nuk kanë lejuar flakët të zgjerohen.

7 Tetor 2022, 15:14 Nga e.k
Flakët shkrumbojnë sipërfaqen me ullinj në Himarë!
Pamje nga vendi i ngjarjes

HIMARË- Një zjarr i fortë ka rënë mesditën e sotme në zonën e Nivicës në Himarë, ndërsa mësohet se flakët kanë përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Sarandës, të cilat nuk kanë lejuar flakët të zgjerohen.

Ndërkohë, në afërsi të tokës së prekur nga flakët ndodhej edhe një lokal i cili ka mundur të shpëtojë nga ndërhyrja e shpejtë së bashku me shumë rrënjë të tjera ullinj.

zjarret ne vend himarë

Sondazh

Poll