Aktualitet

Teatri i ri Kombëtar/ Goci: Të ndalet! SPAK institucion "dobiç" nuk ka asnjë lidhje me shtetin e së drejtës

Goci nuk kurseu as akuzat ndaj Strukturës së Posaçme anti-korrupsion (SPAK). Ai shkruan se nuk ka besim që drejtësia do të veprojhë siç duhet.

7 Tetor 2022, 14:56 Nga e.k
Teatri i ri Kombëtar/ Goci: Të ndalet! SPAK institucion
Erion Veliaj

TIRANË- Pedagogu dhe akitivisti i Shoqërisë Civile, Ervin Goci ka denoncuar ditën e sotme ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar. Me anë të një statusi në Facebook Goci shkruan se ky projekt duhet të ndalet teksa shtoi se "Teatri" është një dosje që mbetet ende nën hetim nga SPAK dhe që sipas tij çdo shkelje do t'i shtohet dosjes ekzistuese.

Goci nuk kurseu as akuzat ndaj Strukturës së Posaçme anti-korrupsion (SPAK). Ai shkruan se nuk ka besim që drejtësia do të veprojhë siç duhet.

"Qartesisht i frikesuar nga reaksioni, ka zgjedhur te fshihet. Ajo qe publiku dhe gazetaret duhet te dine, eshte qe per Teatrin Kombetar ka nje hetim te hapur, mundet te jete nje fare flluske, ama zyrtarisht ka nje hetim. Çdo akt i shtuar, i shtohet dosjes, e cila me siguri, eshte bere mullar. Nga SPAK nuk kam asnje prej pritshmeri, per mua eshte nje institucion dobiç qe nuk ka asnje lidhje me shtetin e se drejtes, ama nje pritshmeri e kam : te pakten, dilni me nje vendim zyrtar per mbylljen e hetimit", shkruan Goci.

POSTIMI I PLOTË I ERVIN GOCIT:

Erion Veliaj, njeriu qe jeton jete paralele, nje ne video, dhe nje tjeter duke mbyll pazare neper skuta, me nje operacion fare diskret me enturazhin e tij, sherbetore te regjimit, ka hyre per here te pare brenda rrethimit te tokes ku ka hijeshuar Ansambli "Scandeberbeg" per 80 vite dhe i mbuluar nga llamarinat e rrethimit, ka regjistruar nje video te gjoja hapjes se konkursit per tenderimin e ndertimit te projektit, te cilin sipas ligjit te planifikimit duhet ta kishte gati shume me perpara shembjes, madje dhe me buxhet te garantuar, sepse ka krijuar pertej terrorit, kosto te shumefishta. Qartesisht i frikesuar nga reaksioni, ka zgjedhur te fshihet. Ajo qe publiku dhe gazetaret duhet te dine, eshte qe per Teatrin Kombetar ka nje hetim te hapur, mundet te jete nje fare flluske, ama zyrtarisht ka nje hetim. Çdo akt i shtuar, i shtohet dosjes, e cila me siguri, eshte bere mullar. Nga SPAK nuk kam asnje prej pritshmeri, per mua eshte nje institucion dobiç qe nuk ka asnje lidhje me shtetin e se drejtes, ama nje pritshmeri e kam: te pakten, dilni me nje vendim zyrtar per mbylljen e hetimit. Kaq ndyresi mund t'ja lejoni vetes, megjithese ndyresia juaj nuk dihet se sa te thella i ka rrenjet. Ne Teatrin e humben, por te drejten per te rifituar te drejten ne nuk e kemi humbur ; kjo eshte nje gje qe nuk humbet kurre - nese nuk do te dijme ta ushtrojme kete te drejte per t'i vene flaken çdo makinerie qe afrohet ne vendin e krimit, atehere kot qe marrim fryme si gjoja antagoniste te pushtetit. Ndalimi me te gjitha mjetet i punimeve te Teatri, eshte kauza me e lehte nese ka unifikim te vullneteve dhe organizim te energjive. Te gjithe ata qe i thone vetes opozitare, duhet ta ndalojne, ne rradhe te pare per dinjitetin e tyre. Ndertimi i projektit te nje maskarai qe duhet shpall "non grata" ne Shqiperi, eshte dhe me keq se shembja e Teatrit, sepse nese Teatri u shemb per 10 minuta, kjo do te doje muaj qe te ndertohet, dhe do jete turperim i perditshem per ne qe nuk e ndaluam. Jo thjesht se nuk e ndaluam, por se kishim te drejte ta ndalonim dhe nuk e ndaluam! Ndersa Erion Veliaj do mbetet gjithe jeten e vet nje mi, qe do t'i duhen gjithe kohes llamarinat e bodygardet per te marre fryme ne kete qytet.

ervin goci teatri i ri kombetar

Sondazh

Poll